Secili prej nesh e filtron realitetin nëpërmjet një a më shumë shqisave dominuese.

Të zbulosh shqisën tënde dominuese të ndihmon për të përsosur shqisat e tjera…

1. Sekretarja e partnerit tënd ka hyrë në dietë, ka ndryshuar ngjyrën e flokëve… Kur shkove drejt saj për ta përshëndetur, ajo të kërkoi falje, dukshëm e sikletosur, në vend që të të përshëndeste. Cili ishte mendimi yt i parë?

a. “Edija: kanë një marrëdhënie bashkë. Historia jonë ka arritur në vijën e finishit”

b. “Bota kështu ka ecur përpara gjithmonë, e kotë të habitem”

c. “Më mirë të flas për çfarë ka ndodhur me një të besuar. Mund të më ndihmojë për të marrë një vendim më të saktë”

d. “Asnjëherë nuk mund të rri e qetë. Jeta është gjithmonë e mbushur me sfida. Do ta kaloj edhe këtë, zonjusha nuk do të ketë jetë të lehtë!”

 

2.Të dhurojnë një abonim njëvjeçar në një kurs artesh marciale. Mbi fletën e abonimit që të kanë dhënë miqtë e tu shkruhet: “Kështu do mund të mësosh të mbrohesh”. Si reagon?

a. Shumë keq, nuk je interesuar kurrë për atë lloj disipline sportive

b. Shumë mirë, me siguri që do të të shërbejë dhe do të ndihesh më e sigurt kur të jesh vetëm jashtë

c. Mirë, nuk bënte pjesë në interesat e tu parësorë, por je e bindur që nuk do të jetë e vështirë për të mësuar

d. Keq, nuk je personi i duhur që shkon pas situatave të tilla të rrezikshme

 

3. Ke zbuluar se kujdestarja e prindërve të tu kontrollon sirtarët:

a. Mërzitesh, nëna dhe babai yt nuk e meritojnë një sjellje të tillë

b. Pa asnjë brejtje ndërgjegjeje e pushon nga puna dhe merr 10 ditë pushime për t’u kujdesur për prindërit e tu

c. Po rregullon rrobat e tyre. Është shumë e kujdesshme

d. E pyet nëse ka nevojë për një pjesë të dollapit që të vendosë rrobat dhe gjërat e saj dhe i hap vendin e duhur

 

4. Çfarë mund t’jua përmirësojë mundësitë për sukses në ambientin profesional?

a. Puna në grup: je një organizatore e mirë dhe e kujdesshme ndaj nevojave të të tjerëve

b. Të bashkëpunosh vetëm me meshkuj

c. Të bësh një aktivitet manual, sepse je njeri shumë preciz

d. Çfarëdolloj pune, mjafton që të jetë një punë që nuk të lë kohë për t’u mërzitur

 

5. Çfarë nuk mund të mungojë asnjëherë në çantën tënde?

a. Një libër ose një revistë enigmash. Për të mos u mërzitur në momentet kur nuk ke asgjë për të bërë

b.Fotografia e një njeriu të dashur: ta shohësh në momente të vështira dhe qetësohesh

c. Një biçak zviceran, kështu ke me vete gjithmonë një gërshërë të vogël, pinca, hapëse shishesh…

d. Një pasqyrë për të parë herë pas here look-un tënd

 

6. Sapo ke njohur dhe ke biseduar me një person të ri. E mban mend si ishte veshur?

a. Jo, por e kujton mjaft mirë ndriçimin që kishin sytë e tij dhe buzëqeshjen

b.Po, deri dhe detajet e vogla

c. Sigurisht, mbi të gjitha vure re veshjen, aksesorët dhe zgjedhjen e tyre me stil…

d. Jo, pse është e rëndësishme?

 

7. Partneri ka sjellje protektive me ty. Të pëlqen kjo gjë?

a. Po, dhe të pëlqen të besosh se është

b. Shumë, nuk do të ishe me të nëse nuk do të ndiheshe e dashuruar dhe e vlerësuar

c. Aspak. Është një sjellje që nuk e duron dot

d. Po, vetëm nëse nuk bëhet xheloz ose posesiv

 

8. Cila është puna që do të të bënte të ndiheshe e realizuar?

a. Aktore, showgirl… Bota e spektaklit të tërheq shumë

b. Sekretare

c. Zbuluese në fushën e shkencave natyrore

d. Çfarëdolloj pune, mjafton që të lejojë të shprehësh zotësitë e tua si skulptore, qëndistare, piktore…

 

9. Do t’i tregosh një bashkëbiseduesi që je e kujdesshme dhe e ke kuptuar gjithçka të ka thënë:

a. U dorëzohesh fakteve: bën çfarë të është kërkuar drejtpërsëdrejti ose indirekt

b. I buzëqesh dhe kërkon një kontakt fizik: një shikim, dorën mbi shpatull…

c. Mendon për një shembull konkret për të përmbledhur bashkëbisedimin

d. Bën një përmbledhje për gjithçka të ka thënë, duke evidentuar fjalët më kuptimplote që të ka thënë

 

10. Kënaqni dëshirën seksuale të mashkullit që ju tërheq, edhe pse e dini që është i lidhur me dikë tjetër, apo bëni të kundërtën?

a. Më mirë tërhiqem

b. As që më ka shkuar qoftë edhe për një çast ndërmend: meshkujt e zënë nuk preken

c. Pse jo? Nëse më pëlqen me të vërtetë, pse jo?

d. Ai të ka bërë të kuptosh se do t’i pëlqente të shkonte në shtrat me ty

 

11. Kur zgjohesh, të kujtohen ëndrrat që ke parë. Çfarë rëndësie u jep?

a. Jeta jote është një ëndërr

b. Gjithnjë arrin të gjesh mesazhe origjinale dhe kreative që të ndihmojnë të përballosh më mirë përditshmërinë

c. Asgjë, ke ngrënë rëndë një natë më parë dhe ke bërë gjumë të keq

d. Ndonjëherë ëndrrat të frikësojnë

 

12. Çfarë mamaje je (ose ëndërron të jesh)?

a. E pranishme dhe e dashur

b. Shumë e butë, squkë… Nuk e duron dot idenë të mos plotësosh asnjë nga detyrat kundrejt fëmijëve të tu

c. E kuptueshme, ashtu si nëna jote ka qenë me ty

d. E vendosur dhe e aftë të vesh rregulla, të cilat i konsideron të rëndësishme, por edhe fleksibël, atëherë kur duhet, dhe e kujdesshme ndaj nevojave të fëmijëve të tu

 

13. Prej disa muajsh, marrëdhënia me partnerin është në krizë. Çfarë bëni?

a. Para se të merrni vendime të rëndësishme, është më mirë të flisni me të dhe të kuptoni se çfarë po ndodh realisht

b. Mendon: “Ndoshta është partneri i gabuar”

c. Përpiqeni të merrni situatën nën kontroll dhe mundoheni të ndryshoni ndonjë zakon

d. Bisedon me një person të besuar, duke shpresuar që të të japë këshilla ose të bëjë ndërmjetësin

 

Profilet:

Më shumë a

Shikimi dhe dëgjimi Si Artemisa

“Çfarë dëshiron?”, e pyeti Zeusi bijën e tij Artemisa (Diana për romakët). “Harkun, shigjetën, qentë me të cilët të shkoj për gjah dhe një tunikë të shkurtër, që të kem kështu mundësinë të lëviz me më shumë lehtësi mes malesh, pyjesh e fushash”, iu përgjigj ajo. Edhe ti, me personalitetin tënd, do të kishe përdorur të njëjtin ton dhe të njëjtën vendosmëri. Nuk ndalesh në mendime, të cilat i konsideron boshe dhe kalon menjëherë në veprim. Ke një karakter të fortë dhe të vendosur, je pragmatike dhe qëllimisht objektive. Nga se rrjedh kjo sjellje e jotja? Mos ndoshta në fëmijëri dhe në adoleshencë nuk je ndjerë e vlerësuar? Apo është një mënyrë për të mos u bërë e brishtë dhe e pasigurt si modeli femëror i familjes tënde? Ndoshta, ke bashkërenditur shqisën e të parit dhe të të dëgjuarit për të mos qenë e papërgatitur përballë vështirësive të përditshme. Aftësia juaj për të dëgjuar dhe vëzhguar të lejon të kesh intuitë krijuese dhe të lejon t’i zhvillosh vështirësitë profesionale në favorin tënd; të zgjidhësh një problem në çift dhe të realizosh projektet e tua. Ashtu si Leticia Casta, e cila para se t’i thoshte “Lamtumirë!” pasarelave të modës dhe t’i kushtohej kinemasë, ka deklaruar: “Kam nevojë të rritem për të realizuar projektet artistike. Shpresoj që të më ofrojnë role të vërteta”. Aspak stolira, vetëm ajo që ka rëndësi vërtet: familja dhe… veprimi.

Për t’u rritur: Për të zvogëluar distancën mes vetes dhe të tjerëve, filloni t’u jepni hapësirë edhe ndjenjave tuaja, pa asnjë lloj frike. Kështu do të jesh më e vërtetë…

Më shumë b

Era dhe Shija Si Afërdita

Nuk ke të zhvilluar ndonjë shqisë në veçanti, por i jep shumë rëndësi erës dhe shijes. Dhe falë këtyre shqisave arrin të shprehesh plotësisht. Ashtu si Afërdita (Venera për romakët), hyjnia e dashurisë dhe e bukurisë, ti shpalos një sensualitet të pashoq, je mishërimi i femme fatale. Më e bukura mes të gjitha hyjnive, Afërdita e njihte mirë pushtetin e joshjes së formave të saj, por arma e vet më e rafinuar e joshjes ishte bukuria natyrale dhe e pavetëdijshme. Ashtu si ajo, vetëm për të ndjekur pasionin, edhe ti vë në lojë të gjitha energjitë e tua. Megjithatë, ke tendencën për të mos qenë selektive dhe ke vështirësi për të zgjedhur dikë duke vënë në punë arsyen. Dashurohesh vazhdimisht dhe dëshiron të jetosh një jetë jashtë skemave: ja se pse të gjithë të shohin si një femër antikonformiste, kurioze dhe në ankth për të jetuar eksperienca të reja, të cilat i ndan me këdo që të rrethon, pa pasur frikë se mos të gjykojnë. Je pasionante si Angelina Jolie, edhe ti je e kujdesshme ndaj simboleve. Aktorja amerikane ka bërë tatuazh në bark një shprehje latine: “Quod me nutruit, me destruit” (ajo që më ushqen, më shkatërron), të cilën e ka komentuar kështu: “Asgjë nuk është në gjendje të të shkatërrojë, përveçse ajo që dëshiron t’i vetë”. Edhe pse ndonjëherë mendon se të dëgjosh të tjerët është kohë e humbur, shtroji vetes pyetjen: si ishte marrëdhënia me babanë tënd? Mos ndoshta po kërkon te partneri figurën atërore? Apo mos ndoshta ke frikë se mbetesh vetëm dhe marrëdhënia me veten tënde të tremb?

Për t’u rritur: Të jetosh kaq intensivisht të lejon që të shijosh shumë nga aspektet e jetës, të cilat të tjerët nuk i konsiderojnë. Por e rëndësishme është të shprehni plotësisht sensibilitetin tuaj pa u përfshirë. Pra, duhet t’i dedikoni më shumë kohë vetes suaj, për të shijuar më mirë shijen e jetës.

Më shumë c

Prejka Si Athinaja

Bashkëpunuese, e mençur, inteligjente dhe e zonja. Ashtu si Athinaja (Minerva për romakët), hyjnia e mençurisë dhe mbrojtësja e arteve femërore, mes të cilave qëndistaria dhe rrobaqepësia, ju mishëroni mitin e gruas ideale. Ajo që çdo mashkull do të dëshironte ta kishte pranë. Ashtu si hyjnia, ke arritur të zhvillosh aftësitë e të prekurit, duke i besuar kështu shqisës së prekjes dhe ke një vizion e përafrim konkret me realitetin. Di të dëgjosh në mënyrë aktive dhe të kujdesshme. Shpesh arrin të perceptosh nevojat e njerëzve, para se ata t’i shprehin. E rëndësishme është që të arrini të jeni e dobishme për të tjerët, edhe pse kjo do të thotë se duhet të heqësh dorë nga nevojat e tua. Je një femër e përgjegjshme dhe fakti që të tjerët e dinë që ti ke këto aftësi, të bën të ndihesh e rëndësishme për njerëzit që të rrethojnë. Janë të shumtë ata që kërkojnë këshilla prej teje, të cilat i konsiderojnë të çmuara dhe të domosdoshme. U jep rëndësi të veçantë traditave, ke një memorie të fortë dhe mundësi të mira për të zgjidhur probleme. Por, gjërat e reja të trembin. Ke frikë nga gabimet dhe se mos ndoshta nuk arrin t’i zgjidhësh. E aftë për të mbajtur si jetën familjare dhe atë profesionale, rrezikon të konsiderohesh perfeksioniste si Meryl Streep. Nga e ka origjinën kjo sjellje? Ndoshta, kur ishe fëmijë nuk ndiheshe mjaftueshëm e vlerësuar nga prindërit e tu? Apo të kanë edukuar në mënyrë të rreptë, pa të lënë mundësi që të bëje gabime? “Kur koleget e mia e kuptojnë se edhe unë jam njeri dhe ndonjëherë harroj batutat, atëherë qetësohen”, ka deklaruar Streep në një intervistë. Ky është një shembull, të cilin duhet ta ndiqni.

Për t’u rritur: Të dish të vlerësosh veten është e rëndësishme, dhe ti di shumë mirë ta bësh këtë. Por duhet të gjeni ekuilibrin e duhur midis të qenit perfeksioniste dhe spontanitetit. Lëre veten të lirë për të dëgjuar ndjenjat e tua dhe mundohu të “shohësh” me të gjitha shqisat. Do të jetë një surprizë e kënaqshme për ty dhe për ata që të rrethojnë.

Më shumë përgjigje d

Shikimi Si Persefoni

Persefoni (ose Kora, vogëlushja për grekët), bija e Zeusit dhe Demetrës, nëna e tokës, e  la veten të joshej nga një narcis me bukuri të jashtëzakonshme. Kur iu afrua narcisit, nga thellësitë e tokës doli Adi, dashnori që ajo kishte refuzuar, i cili e mori dhe e çoi në thellësitë e tokës për ta bërë gruan e tij. Atëherë Demetra, për të liruar të bijën, i kërkoi që të mos merrte aspak ushqim për të ngrënë nga ferri. Por Persefoni e la veten të tundohej, fillimisht nga bukuria e një shege dhe pastaj nga shija e saj. Pasojat? Ishte e detyruar të jetonte 2/3 e vitit me të ëmën dhe 1/3 e vitit me Adin. Dhe, për të shijuar momentet e dritës, përsosi veçanërisht shikimin. Ndoshta edhe ti ke frikë se mos duke plotësuar të gjitha dëshirat e tua, duke kënaqur kërkesat e shqisave, më pas duhet të heqësh dorë nga diçka. Pasiguria dominon jetën tënde dhe për këtë t’i shpesh i shtyn vendimet që duhet të marrësh, duke rrezikuar të largosh realizimin personal, afektiv dhe personal. Mos ndoshta në fëmijëri ka pasur ndonjë episod që të ka traumatizuar? Ç’raport ke pasur me nënën? “Të gjithë ne ndryshojmë çdo ditë, por pasi kam jetuar vite të tëra e fiksuar pas punës dhe isha gjithmonë e lodhur, ndryshova ritmin dhe gjeta ekuilibrin më të lumtur”, ka deklaruar Penelope Cruz, me vetëdije të plotë.

Për t’u rritur: Pasiguria të çorienton dhe nuk të lejon ta jetosh jetën plotësisht. Mos u fshih përballë ndryshimeve, por ndihmoje veten për të zbuluar të gjitha potencialet e tua. Duhet të eksperimentosh.

MUND TË JU PËLQEJNË