Moderatorja e njohur Ilda Bejleri këtë mëngjes ishte e ftuar në emisionin ‘Wake up’ në Top Channel.

Bejleri ka folur rreth tematikave personale dhe profesionale të jetës së saj, ku ndër të tjerash mund të përmendim pagesën në platformën ‘Digitalb’.

Duke qenë se Ilda bën një jetë tepër luksoze, më shumë nga ç’mund të mundësojë rroga e një gazetari, ajo është pyetur nëse paguhet më shumë se gazetaret e tjera.

“Po paguhem, patjetër. Në ‘Digitalb’ njëherë jam paguar më shumë se gazetaret e tjera por kjo vjen për shkak të performancës time edhe për shkak se kam qenë diku te pesëgjashtë vite imazhi i “Digitalb’ kështu që paguhem, pa diskutim.”-është përgjigjur Bejleri.

Më pas ajo ka folur dhe për burimin e të ardhurave të saj që i mundësojnë jetën luksoze që ajo bën:

“Po vetëm nga mbiemri im Bejleri, tironse e vjetër, duhet ta kuptoni që familja ime ka shumë prona. Për më tepër, paratë janë falë punës dhe familjes time të gjitha gjërat që kam”, është shprehur moderatorja.

MUND TË JU PËLQEJNË