Yllka Kuqi është këngëtarja më e dashur dhe më aktive në botën e showbizit.

Ndër vite në skenë ka dhuruar shumë këngë, bashkëpunime e performanca të shkëlqyeshme, që janë mbajtur mend nga të gjithë, shkruan Kosovarja.

Gjithmonë duke u komentuar për muzikë e duke ia dalë që vetëm për të mirë të përmendet, pa ndonjë skandal apo veprim të pahijshëm.

E, edhe sa i përket jetës private, gjithnjë përmendet për jetën e rahatashme dhe të lumtur që ka me bashkëshortin e saj tash e sa vite.

Kjo e bën Yllkën të sjellë sa më shumë imazhe me të dhe të shpërndajë gëzimin e saj kur është me të.

E, sa i përket këtij vikendi, përsëri e gjejmë afër tij, në njërin nga kafenetë e Kroacisë.

Po aq të bukur e të lumtur nuk i kishim parë asnjëherë, ku edhe ju do ta pëlqeni dhe do ta vlerësoni më mirë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË