Kohët e fundit është shndërruar në emrin më të përmendur dhe më të komentuar.

Këngëtarja shumë e dashur dhe e pëlqyer Yllka Kuqi, po arrin që çdo ditë të jetë e ndjekur dhe e kërkuar nga të gjithë, shkruan Kosovarja.

Këtë e ka dëshmuar edhe agjenda e saj e stërngarkuar, e sidomos në këtë vit ku sezona e verës ka qenë për të shumë e angazhuar.

E pas përfundimit të kësaj sezone Yllka menjëherë është nisur drejt destinacioneve tropikale, për të pushuar disa ditë.

Nga atje nuk po i mungojnë aktivitetet dhe fotografitë e bukura që po kujdeset ti realizojë dhe ti publikojë.

Meqë çdo herë presim diçka të bukur dhe të veçantë nga ajo, Yllka as këtë herë nuk zhgënjeu me pamjen e saj.

Ajo edhe këtë herë u shfaq e bukur dhe me sharm, përderisa fustani i saj theksonte çdo linjë të saj, kështu edhe duke dëshmuar se këngëtare por edhe modele sikur Yllka nuk ka. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË