Aktorja e njohur Yllka Gashi ka vite që është martuar dhe jeton në Amerikë, edhe pse pati një periudhë disa mujore që ajo u kthye në Prishtinë, për tu rikthyer sërish në Nju Jork, shkruan Gazeta Blic.

E mot i ftohtë po mbizotëron edhe në Nju Jork, nga ku dhe ka publikuar fotografi aktorja.

Nuk janë të shpeshta fotografitë që ajo publikon me bashkëshortin e saj, por kësaj radhe ajo shfaqet pranë tij, ku dhe shpreh dashurinë që ka ndaj Nju Jorkut.

Aktorja e serialit “Familja moderne” ka vite që është martuar me Albianin, dhe tashmë çifti kanë një vajzë të quajtur Nina.

 

MUND TË JU PËLQEJNË