E thjeshtë e këndshme dhe shumë pozitive

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Murtezaj cilësohet si njëra ndër femrat më të këndshme të estradës, shkruan “Kosovarja”.

Xhensila është vlerësuar dhe pëlqyer shumë në secilën paraqitje të saj.

E meqenëse është një femër e bukur dhe tejet joshëse, ajo shpesh është përfolur për ndërhyrje kirurgjike, thashetheme këto që i ka mohuar gjithmonë.

Jeta e luksit nuk i mungon as asaj si shumë prej kolegëve këngëtare, duke u shfaqur përherë me veshje firmato e pushie përrallore.

Së fundi këngëtarja shfaqet atraktive e veshur bardh e zi. Derisa merr një pozë duke vënë dorën në ballë ajo ka disa fjalë:
“E ardhmja varet nga ajo që bëjmë në të tashmen.”

Ndryshe, Xhensila është e martuar me aktorin dhe këngëtarin Bes Kallakun të cilët janë prindër të një vajze./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË