Publiku kosovarë e ka shumë për zemër. Janë rolet e tij të cilat kanë bërë që aktori i njohur Naser Rafuna të jetë kaq i dashur për publiku, shkruan “Kosovarja”.

Naseri është një artist i dëshmuar që me talentin e tij ka realizuar projekte të cilat mbahen mend gjatë.

E viteve të fundit po bën bujë me rolin e ‘Xhek Setrës’ në serialin vendor “Çka ka shpija” duke thyer rekordet e shikueshmërisë.

Një ‘intelektual’ pa shkollë, një zot shtëpie që pretendon se fjala e tij dëgjohet, ndërkohë që secili realizon teket e veta. Kjo është pak a shumë realiteti në vend që aktori e paraqet përmes serialit.

Derisa në serial është i martuar me Rabijen, që është gjithë teka, në jetën reale gruaja e tij është krejt ndryshe.

Ai është i martuar dhe ka një djal, të cilin shpesh e publikon në rrjetet sociale. Ai vlerësohet të jetë një bashkëshort dhe baba i mrekullueshëm.

Bashkëshortja e tij është një zonjë e bukur dhe elegante. Naseri ka publikuar sot një fotografi të bashkëshortës me një dedikim romantik. “Dashuria e jetës sime”, ka shkruar ai sipër fotografisë në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË