Vlora Çitaku është femra shembull e Kosovës e cila me përkushtimin ndaj punës së saj si ambasadore e Kosovës në SHBA, na ka bërë krenar jo pak herë edhe para ndërkombëtarëve në OKB.

Por, jo rastësisht e ka këtë dije. Pasi që hiç më pak e njohur apo e përmendur është edhe nëna e saj , ish deputetja e PDK-së, tani profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, Sala Ahmeti, shkruan “Kosovarja”.

Jo gjithçka nis dhe përfundon vetëm tek e nëna dhe e bija. Edhe gjyshi i ndjerë i Vlora Çitakut ishte person që e donte shkollën, duke i dhënë atë kohë përkrahje vajzës së tij Salës, e cila u bë profesoresha e parë nga rajoni i Skënderajt, e më pas duke e përçuar këtë dije brez pas brezi.

Ndaj, për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, Vlora ka disa fjalë për gjyshin e saj me të cilin mburret me të çdo ditë.

“Sot, në 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, dua t’a falenderoj përulësisht gjyshin tim, Ali Ahmetaj. Gjyshi Ali nuk është më në mesin tonë. Ai na la shumë vite më parë.
Gjyshi Ali, ndonëse autodidakt, ishte i parakohshëm. E donte shkollën. E shihte librin si dritaren prej nga fëmijët e tij do të mund të ndërtonin një jetë më të mirë.
Nanën time e dërgoi në shkollë dhe e mbështeti deri në fund. Falë mbështetjes që pati nga babai, nana u bë profesoresha e parë nga rajoni i Skenderajt.
Ali Ahmetaj, plaku me plis të bardhë nga Radisheva, sot e çdo ditë mburrem me ty.”, ka shkruan Vlora duke rrëfyer edhe gjëra që më parë s’kanë qenë të ditura./Kosovarja/.

https://www.instagram.com/p/B8mHqd1A4dc/?utm_source=ig_web_copy_link

 

MUND TË JU PËLQEJNË