Seancat e KS të OKB-së për Kosovën tashmë janë vetëm drama teatrale të kërkuara nga Serbia, edhe pse shumë shtete tashmë e pranojnë se nuk ka nevojë OKB-ja të bëjë këso takimesh, shkruan “Kosovarja”.

Serbia po mundohet ta mbajë në fokus botëror shtetin e Republikës së Kosovës, duke e paraqitur një gjendje të rëndë në Kosovë, ashtu qysh e ka bërë gjatë gjithë historisë propagandistike!

Por, realiteti është 360 shkallë ndryshe! Ministri i politikës së jashtme të Serbisë, Ivica Daçiçi, ka marrë grusht historik nga ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Daçiçi ishte shumë nervoz gjatë gjithë seancës së KS të OKB-së, para fytyrës së disponuar të Vlora Çitakut, që i ka numëruar sukseset e shtetit të Republikës së Kosovës, duke bërë krahasime të panumërta me kohën e pasluftës, tash e 20 vjet më parë.

Daçiçi, me një certifikatë të lindjes në dorë, ka treguar psikopatinë e tij, duke bërë një gjest të ulët që, sipas tij, Vlora Çitaku është banore e Serbisë!

Vlora Çitaku do të ishte mirë të marrë në Prizren një certifikatë të lindjes së Daçiçit, meqë ai në Prizren e ka vendlindjen dhe në seancën e radhës së OKB-së të tregojë para të pranishmëve se Daçiçi është nga Prizreni.

Pra, të tregojë se Daçiçi e terrorizoi vendlindjen e tij, duke qenë në shërbim të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milosheviqit, si ministër në pushtetin e atëhershëm.

Prandaj, si ministër i atëhershëm, nuk është rastësi që edhe sot ndodhet në politikën e një aparati shtetëror, kryesisht kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Sidoqoftë, politikisht Vlora Çitaku e ka bërë për emergjencë Ivica Daçiçin, me fakte se Kosova po ecë tutje, drejt integrimeve euro-atlantike. Safet Krivaça /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË