Dhe bebja e bën familjen me pesë anëtarë!

Blake Lively ka lindur më herët gjatë kësaj vere duke u bërë kështu nënë për herë të tretë. Por, çifti i famshëm s’e kanë bërë publike ardhjen e foshnjes në jetë.

Një burim i afërt e ka konfirmuar për revistën Us Weekly se foshnja e Blake Lively dhe Ryan Reynolds është tashmë dymuajshe.

Aktorja 32 vjeçare e kishte zbuluar në muajin maj se ajo dhe aktori 42 vjeçar janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë në premierën e filmit “Pokémon Detective Pikachu” ku luan bashkëshorti i saj.

Lively kishte zgjedhur të vishte një fustan të verdhë që vinte në pah barkun e saj të fryrë.

MUND TË JU PËLQEJNË