Kanë mbetur edhe disa ditë të hapura për fushatë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë.

Partitë politike po vazhdojnë me shpalosjen e programeve të tyre në qytetet e ndryshme të Kosovës, shkruan “Kosovarja”.

E kandidati për deputet nga koalicioni ‘AAK-PSD’ Daut Haradainaj, po tregon se qyetatrët në të gjitha vendet e Kosovës po e mbështesin fuqishëm.

Sloganit 100% shtet dita-ditës po i bashkohen qytetarë e emra të njohur nga të gjitha strukturat.

Haradinaj ka treguar sot se në këtë fshat të Pejës ka mbështetje të fuqishme të njerëzve që i besojnë punës së tij e konceptit – shtet 100%

“Vitomerica e Pejës si kurrë më parë në mbështetje të konceptit 100% shtet.
Na priftë e mbara!
DH”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook ./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË