Nivelet e larta të vitaminës D mund të ndërlidhen me rrezik më të ulët të zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Një hulumtim japonez thotë se kjo vitaminë mund të jetë në veçanti efektive të na mbrojë nga kanceri i mëlçisë, transmeton Telegrafi.

Vitamina D njihet si ‘vitamina e rrezeve të diellit’ sepse trupi jonë e prodhon atë kur rrezet e diellit bien në lëkurën tonë.

Sidoqoftë, kjo vitaminë gjendet edhe në disa ushqime të caktuara, si: në peshk, vezë, etj. Por mund të merret edhe përmes suplementeve.

Mungesa e vitaminës D mund t’i shkaktojë disa çrregullime të cilat ndërlidhen me eshtra të dobët.

Megjithatë, studimet e kryera nga japonezët, nuk e përjashtojnë mundësinë që mungesa e vitaminës D të jetë e ndërlidhur edhe me disa lloje tjera të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive.

MUND TË JU PËLQEJNË