Veton Zuka sjell në “Migros Home” cilësinë dhe klasin botëror të perdeve dhe tepihëve.

“Migros Home” është tashmë brend i konfirmuar i tepihëve dhe perdeve, që ofron cilësinë dhe klasin botëror në linjen e mrekullueshme të perdeve dhe tepihëve ekskluziv, shkruan “Kosovarja”.

Ky brend, është një mrekulli në tregun kosovar, kështu thonë klientët që bëjnë zgjedhjet ideale në “Migros Home”.

Ne, ishim aty për të parë gamën e gjerë të tepihëve dhe perdeve dhe u mahnitëm me kualitetin dhe dizajnet e përkryera që përshtateshin për çdo lloj ambienti, nga ato klasike e deri tek më modernet dhe ekstravagantet.

 

Në “Migros Home”, takuam Veton Zuken, që rrjedh nga familja Zuka nga Vitia, e që në Kosovë njihet kryesisht për mobilieritë e famshme “Migros”.

Vetoni, na tregoj që familja e tij që është e para në këtë biznes, e që ka pika të shitjes thuajse në të gjithë Kosovën.

Me Zuken, folëm për “Migros Home”, që është bërë qendra më e madhe për shitjen e perdeve dhe tepihëve në vendin tonë. Ai, tha se në qendrën e tyre klientët mund të gjejnë një mori modelesh të llojeve të ndryshme, me kualitetin më të lartë dhe çmimet më të arsyeshme në treg.

Showroomi i “Migros Home” gjendet në Ferizaj dhe është bërë një pikë tejet e vizituar nga të gjithë ata që duan që ambientet e tyre të duken me shije dhe pse jo madhështore.

Një vizitë në “Migros Home” në Ferizaj, për të krijuar fantazinë rreth ambientit tuaj të ëndrrave, apo për të blerë, e vlen gjithmonë./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË