Sipas një ankete që e ka kryer Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, del që 35 për qind e qytetarëve të Kosovës janë akoma pro tarifës ndaj produkteve serbe, që është vendosur në vitin nëntor të vitit 2018.

Hulumtuesi i QKSS’së, Plator Avdiu, thitë se tarifën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duan që të mbahet 35 për qind e të anketuarve të QKSS, ndërsa 33 për qind e tyre duan që ajo të zëvendësohet me masa të reciprocitetit.

“35 për qind e tyre mendojnë se taksa duhet të mbesë në fuqi, ndërsa 33 për qind e të anketuarve mendojnë se taksa duhet të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. Ndërkaq pjesa tjetër mendojnë se tarifat duhet të hiqen në tërësi”, tha Plator Avdiu, hulumtues në QKSS i cili ka folur për anketën e realizuar.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë (BCSP) kanë organizuar konferencën “Faza përfundimtare: Rifillimi i Dialogut Kosovë-Serbi”, ku u publikuan gjetjet e raportit Barometrit Kosovar të Sigurisë – Edicioni special mbi Dialogun Kosovë-Serbisë.

MUND TË JU PËLQEJNË