Ajo ka pasur një orar të ngjeshur gjatë javëve të fundit ndërsa vazhdon të jetë në panelin gjykues të spektaklit “The Masked Singer”.

Kështu Rita Ora u sigurua që të kalojë ca kohë për veten e saj, teksa u pa e lumtur pasi ishte zbavitur duke bërë blerje në Beverly Hills të Los Angeles të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Anywhere”, 29 vjeçe, dukej elegannte e veshur me një këmishë me shirita blu të këputur të kombinuar me një palë pantallona të zeza të gjera.

Rita e kombinoi veshjen e saj me një koleksion gjerdanesh prej ari, vathë, varëse, dhe syze dielli me kornizë të verdhë.

Këngëtarja e hitit “Girls” dukej tejet atraktive me pamjen e saj të zakonshme prej biondeje.

Rita, e cila kishte vënë një makijazh të shkëlqyeshëm për të përmirësuar tiparet e saj mahnitëse, dukej e hareshme shtrëngonte çantën e saj gjatë daljes nga Hoteli Beverly Hills dhe dyqani luksoz i bizhuterive, “Jacquie Aiche”.

MailOnline kohët e fundit raportoi se pasuria e Rita Orës është dyfishuar në vetëm 12 muaj në 10.2 milionë funte falë koncerteve fitimprurëse të muzikës, marrëveshjeve të reklamave dhe investimeve në pronë.

Këngtëtarja shqiptare fitoi 5.3 milionë funte gjatë vitit 2019 përmes tri kompanive të saj “Rora Properties”, “Ora Multi” dhe “Ora Live”.

Ajo gjithashtu fitoi 4.9 milionë dollarë që nga janari i kaluar duke marrë pjesë në marrëveshje të ndryshme reklamash, duke përfshirë markat e famshme “Coca-cola”, “Rimmel” dhe “Adidas”. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË