Kadri Veseli ka vendosur që në ditën e Kurban Bajramit së bashku me bashkëshorten ta vizitojë familjen e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Nuredin e Besim Shala.

“Bashkë me Violetën, vendosëm që vizitën e parë për këtë Bajram ta bëjmë në Prizren, tek familja e heroit Agim Shala dhe dëshmorëve Avdi, Nuredin e Besim Shala. Me përulje iu shpreha respektin dhe mirënjohjen që ka Kosova për veprën e të dashurve të tyre. Boshllëkun e lënë pas në zemrat e kësaj familje, prej rënies së tyre në betejën e Jeshkovës, nuk ka kush e plotëson. Mirëpo shpresoj që dhimbjen e madhe ta lehtësojë sadopak kujtimi i tyre dhe krenaria për një flijim kaq të kushtueshëm, që kjo familje ka bërë mbi altarin e lirisë” – shkroi Veseli në llogarinë e tij në Facebook.

Gjatë ditës, kryeparlamentari ka vizituar edhe Bashkësinë Islame të Kosovës./Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË