Vesa Luma është njëra ndër artistet e suksesshme, e cila arriti të pëlqehet nga një numër i madh njerëzish.

Këngët e saj pëlqehen mjaftë shumë, por edhe paraqitjet e saj plotë sharm, shkruan “Kosovarja”.

Ajo njihet si një bashkëshorte e nënë e përkushtuar, si një femër e shkathët, energjike dhe shumë pozitive.

Ajo dhe reperi Big Basta, tash e një kohë janë zhvendosur për të jetuar në Zelandë të re së bashku me djalin e tyre, Lianin

Vesa publikon shpesh imazhe e video nga aktivitete e tyre familjare. Ajo pëlqehet e komentohet nga një numër i madh ndjekësish që i përcjellin aktivitetet e saj.

Edhe sot ajo ka publikuar një fotografi me dy motrat e saj, për të cilat ndjenë shumë mall.

“Më mungoni”, shkroi ajo krahas fotografisë me motrat të cilat përveç që ngjajnë me njëra tjetrën, duken shumë të bukura./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË