Një nënë e rraskapitur ka thënë që burri i saj fshihet në banjë deri në 25 minuta në çdo moment kur është radha e tij që të merret me dy binjakët e tyre të vegjël dhe ajo ka menduar një metodë të re për të zgjidhur situatën.

Kjo grua është një nënë vërtet e re dhe fëmijët e saj ende nuk kanë mbushur vitin por kurdoherë vjen momenti të ndërrojnë pelenat e foshnjave apo edhe të ushqejnë ata me biberon është e njëjta histori, burri fshihet në tualet për të paktën 25 minuta.

“Gjatë muajve të fundit ai ka qenë duke kaluar gjithnjë e më shumë kohë atje. Ai merr gjithmonë telefonin e tij. Ai gjithmonë shikon YouTube. Seanca e tij mesatare është 25 minuta atje, shpesh më e gjatë, më rrallë më e shkurtër …” kjo ishte metoda që gruaja zgjodhi për ta demaskuar të shoqin duke publikuar sjelljen e keqe në media.

MUND TË JU PËLQEJNË