E keni tundur për për orë të tëra në karrocë, e keni ushqyer me gji, i keni kënduar pafund ninulla dhe ai vazhdon të jetë zgjuar? Është e pamundur që një prind të mos e ketë kaluar një situatë të tillë me foshnjën e tij. Nëse asgjë nuk ka funksionuar, atëherë është momenti të provoni këtë truk “magjik” që do t’ju zgjidhë problemin tuaj. Është një teknikë shumë e thjeshtë.

Mjafton t’u fërkoni pjesën mbi sy për 1 minutë dhe ato do të flenë sa hap e mbyll sytë. Kjo metodë funksionon sepse qetësimi i indeve inkurajon mbylljen e syve disa herë njëra pas tjetrës derisa foshnjën e zë gjumi. Shanset janë të mëdha që kjo teknikë të fuksionojë. Por, nëse nuk funksionon, atëherë duhet të keni parasysh të shmangni këto probleme.

Sigurohuni që të kufizoni kontaktin me sy me fëmijën tuaj kur doni që ai të flejë. Kontakti i syrit është stimulues, sepse fëmija mund të mendojë që ju doni të luani. Dushi është një nga faktorët që duhet të mbani në konsideratë. Sigurohuni që uji me të cilin do të lani foshnjën të jetë i ngrohtë. Kjo do t’i ndihmojë të flenë më shpejt.

Sigurohuni që temperatura e dhomës të jetë e ftohtë, sepse kjo është një nga arsyet që ata të bien në gjumë shpejt. Masazhojini shpesh sepse është më mirë për shëndetin e fëmijës suaj.Tregimi i përrallave është një nga metodat më të mira. Kjo do t’i bëjë ata të zgjuar dhe inteligjentë.

MUND TË JU PËLQEJNË