Pjesët e veturës u shpërndanë gjithandej.Kjo si pasojë e një aksidenti në të cilin mbeti e vdekur M.A e lindur më 1993.

Vdekjen e viktimës e konfirmuan edhe në spitalin e Gjilanit.

Por, 26 vjeçarja nuk ishte e vetëm në veturë. Me vete ajo kishte edhe djalin e saj 3 vjeçar, i cili shpëtoi vetëm me lëndime, kurse për tretman u dërgua në Prishtinë.Gjatë pasdites në QKUK kishin ardhur edhe familjarë të viktimës, por për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk pranuan të flasin, ndërsa trupi i pajetë i 26 vjeçares, me urdhër të prokurorit është dërguar në obduksion.

MUND TË JU PËLQEJNË