Turistja e paemëruar, pësoi aksident derisa u lëshua prej një platforme, që ndodhet afër një lumi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Ajo u shfaq duke qeshur, para se të lëshohej me litar, për të rënë në breg dhe të rrotullohej, derisa përfundoi në ujë, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit që e inkurajuan të hidhej, nisën të psherëtinin kur ajo u përplas për toke, pasi lëshoi mbajtësin më herët se që duhet.

“A je mirë”, dëgjohet dikush duke thënë në sfond, para se videoja e shkurtër të përfundoi. Mësohet se ajo ka gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse përplasja e la me disa gërvishtje.

MUND TË JU PËLQEJNË