Doktori i Mjekësisë së Përgjithshme, Dr. Besnik Mehani, bursisti i Fakultetit të Mjekësisë, djali i vetëm i profesorit të ndjerë Bajram Mehani, shok fëmijërie dhe i idealit të Heroit Fehmi Lladrovci, ka shprehur gatishmërinë që vullnetarisht të ndihmoj qytetarët e komunë sonë, për të tejkaluar situatën e krijuar nga virusi COVID-19.

Në vazhdën e paraqitjes vullnetare të infermierëve, vullnetarisht ka shprehur dëshirën për të kontribuar edhe infermierja Fortesa Gashi.

Pas paraqitjes vullnetare, të doktorit Mehani dhe shumë infermierëve, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar dhe përgëzuar të gjithë ata që po tregojnë gatishmërinë dhe përkushtimin për të ju bashkëngjitur stafit mjekësor në Komunën e Drenasit.

MUND TË JU PËLQEJNË