Një vaksinë që mbron nga tuberkulozi dhe forcon sistemin imunitar të një personi, do të testohet në 4,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në Australi për të parë nëse mund të mbrojë kundër koronavirusit .

Vaksina Bacillus Calmette-Guérin (BCG) përdoret për t’u dhënë fëmijëve imunitet ndaj TB(tuberkulozit) – një infeksion bakterial – por duketse ka edhe përfitime të tjera.

Nga të dhënat më parë është zbuluar se personat që marrin kët ilaç kanë një sistem imunitar më të fortë dhe janë më të aftë të mbrohen nga infeksione të ndryshme.

Gjithashtu mbron trupin kundër sëmundjeve të frymëmarrjes, dhe është miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Shkencëtarët tani janë duke provuar këtë vaksinë tek mijëra njerëz për të parë nëse ajo mbron kundër SARS-CoV-2 dhe zvogëlon ashpërsinë e simptomave COVID-19.

Prova do të udhëhiqet nga Studiuesit në Institutin e Kërkimeve të Fëmijëve në Melbourne Murdoch dhe do të përfshijë 4,000 punonjës shëndetësorë në spitale të ndryshëm në të gjithë vendin.

Deri më sot, Australia ka raportuar pothuajse 3,000 raste dhe 13 vdekje.

Prova të ngjashme janë duke u zhvilluar në vende të tjera përfshirë Hollandën, Gjermaninë dhe MB.

Profesori Kathryn North AC, Drejtori i Institutit të Kërkimeve të Fëmijëve Murdoch, tha: ‘Studiuesit mjekësorë Australianë kanë një reputacion për kryerjen e provave rigoroze, inovative.

“Kjo provë do të lejojë që efektiviteti i vaksinës kundër simptomave COVID-19 të testohet siç duhet, dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së punonjësve tanë të kujdesit shëndetësor të vijës së parë”.

Vaksina aktualisht meret nga rreth 130 milion bebe çdo vit për t’i mbrojtur ato nga tuberkulozi.

Vaksina është përdorur për dekada për të mbrojtur kundër tuberkulozit dhe është si një version më i lehtë i baktereve Mycobacterium bovis.

Ky mikrob shkakton tuberkulozin në kafshë të tilla si lopë dhe disa kafshë më këmbë të vogla ku futen qelbësi, nuselale dhe kur injektohet te njerëzit forcon sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen.

Para shpërthimit të koronavirusit që po shkatërron botën, studiuesit ishin duke bërë disa studime në potencialit e vaksinës së tuberkulozit.

Pas dy provave tek të rriturit (një tek pacientët e moshës 60 deri në 75 vjeç) u vu re se BCG(vaksina e tuberkulozit) zvogëlonte infeksionet e frymëmarrjes me rreth 80 përqind.

Studime të tjera zbuluan se fëmijët e vaksinuar kishin një rrezik prej dhjetë deri në 40 përqind të infeksionit të frymëmarrjes.

Por mekanizmi i saktë me të cilin ndodh kjo, dhe sa efektive është në planin afatgjatë, mbetet e panjohur.

Studiuesit Australian shpresojnë që kontrolli i vaksinës dhe forcimi i ‘imunitetit ‘ mund të fitojnë kohë të mjaftueshme për trajtime të specializuara dhe vaksina të tjera për tu zhvilluar.

Nëse kjo mund të zvogëlojë përqindjen e njerëzve që shfaqin simptoma të rënda dhe të ndihmojnë në rrafshimin e kurbës,kjo mund ttë jetë një kthesë në luftën kundër pandemisë.

Profesor Nigel Curtis, një shkencëtar që drejton Grupin e Kërkimit të Sëmundjeve Infektive të MCRI-së, po kryeson programin i cili bazohet në studimet e mëparshme.

Profesori Curtis tha: ‘Shpresojmë të shohim një ulje të përhapjes dhe ashpërsisë së simptomave të COVID-19 në punonjësit e kujdesit shëndetësor që marrin vaksinimin BCG.

‘Ne synojmë të vaksinojmë 4000 punonjës të kujdesit shëndetësor nga spitalet rreth Australisë për të na lejuar të themi me saktësi nëse kjo mund të zvogëlojë ashpërsinë e simptomave COVID-19 ./abcnews

MUND TË JU PËLQEJNË