Thonë se vajzat marrin shumë nga tiparet e hallave të tyre, qoftë fizikisht apo edhe karakterialisht. Ne të bordo.al kemi vënë re disa shembuj konkretë mes disa prej vajzave të njohura VIP, të cilat janë halla dhe mbesat e tyre kanë një ngjashmëri të madhe me ta.

Arbana Osmani
Ndonëse njerëzit e saj të dashur ajo ka zgjedhur t’i mbajë për vete duke postuar shumë rrallë foto me ta në rrjete sociale, duket se me mbesën Kenza, moderatorja Arbana Osmani ka një lidhje shumë të ngushtë, pasi vogëlushja është e vetmja nga familja të cilën Arbana e poston herë pas here në instagramin e saj. Kenza është vajza e Shpatit, vëllait të moderatores së njohur dhe siç duket edhe nga kjo foto, vogëlushja është një kopje e hallës së saj të famshme!

Rudina Magjistari
Po ashtu edhe Rudina Magjistari nuk pëlqen të ndajë jetën e saj private me publikun, dhe vogëlushen e saj tre vjeçare, ende nuk kemi patur rastin t’a shohim. Ndër të rrallat raste që moderatorja e dashur publikoi një foto nga familja e saj ishte e disa muajve më parë; teksa si një hallë krenare ajo ndau me ndjekësit e saj në instagram, momente nga diplomimi i mbesës Elin, vajzës së vëllait. A nuk ju duket se Elin ngjan kaq shumë me hallë Rudinën?!

Agnesa Vuthaj
Halla e saj është shpallur para më shumë se një dekade Miss Shqipëria, por edhe sot është njësoj e bukur. Mbesa e Agnesa Vuthaj pati ‘fatin’ të merrte genet e bukura të hallës dhe ja tek duken ‘si dy pika uji’.

Aurela Hoxha
“Mini me” (Unë e vogël) e quan Aurela Hoxha mbesën e saj Amina, dhe jo më kot sepse bukuroshja duket fiks si një Aurelë e zvogëluar!

Albana Osmani
Ja edhe halla Albana Osmani me nipin dhe mbesën që i ngjajnë aq shumë. Albana është shumë e lidhur me ta dhe i poston herë pas here me krenari Henryn dhe Deboran!
Sa gene të bukura!

MUND TË JU PËLQEJNË