Qershorin e këtij viti ajo fitoi kurorën e Miss Universe Albania 2018.

Bëhet fjalë për bukuroshen 18-vjeçare Trejsi Sejdini, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen botërore të Miss Universe 2018, që do të mbahet në Bangok, më 17 Dhjetor.

Në këtë konkus marrin pjesë 91 shtete përfaqësuese nga e gjithë bota. E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Sejdini rrëfeu emocionet e fitores së “Miss Universe Albania” dhe pjesëmarrjes në finalen botërore të Miss Universe që do të mbahet në Bangok.

“Emocionet kanë qenë të mëdha, por mua si person më karakterizon vetëbesimi. Nuk di si e kam mbajtur veten kur u tha emri im. Por edhe nëse nuk do isha unë, por shoqja ime, sërish do gëzohesha, por jo kaq shumë. Jam shumë e lumtur që më është dhënë gjithë kjo vëmendje.
Sapo të dal nga këtu do të nisem për në Bankok.

Është kompeticioni më i madh që ka 64 vite që zhvillohet. Këto 10 vitet e fundit Shqipëria nuk është kualifikuar në 10-she, por unë shpresoj t’ia dal dhe pse jo ta fitoj këtë konkurs apo të marr një çmim”, tha Sejdini./tvklan.al

 

MUND TË JU PËLQEJNË