Dëshironi një mënyrë natyrale për ta rritur disponimin, përmirësuar kujtesën dhe për ta mbrojtur trurin nga sëmundjet që ndërlidhen me moshën?

Atëherë, lëvizni.

Një numër i madh i hulumtimeve, duke përfshirë edhe disa studime të këtij viti, sugjerojnë se çdo lloj i ushtrimeve fizike që jua rrit pulsin e zemrës dhe ju nxitë të lëvizni dhe djersiteni për një periudhë të konsiderueshme kohore – pra ushtrimet aerobike – kanë ndikime të mëdha në trurin e njeriut.

Ushtrimet aerobike, sipas shkencëtarëve, janë të mira për trurin po aq sa janë të mira për zemrën.

Ndonëse disa prej përfitimeve të ushtrimeve fizike mund të jenë të menjëhershme – si rritja e disponimit – tjerat – si përmirësimi i kujtesës – marrin disa javë kohë për t’i vërejtur.

Kjo do të thotë se lloji më i mirë i fitnesit për mendjen tuaj është çdo lloj i ushtrimeve aerobike që mund ta bëni rregullisht dhe vazhdimisht për të paktën 45 minuta një sesion.

MUND TË JU PËLQEJNË