Për të kaluar dimrin dhe festimet e fundvitit pa stres dhe pa e tejkaluar me të ngrënët, mund t’ju ndihmojë një dietë me dhjetë “super ushqime” të listuara nga dietologët e Universitetit të Uashingtonit: të mira për shëndetin, sepse ju ndihmojnë të pushoni më mirë dhe luftojnë ankthin e të ngrënit shumë dhe keq, sidomos për raste festash.
Në vendin e parë qëndrojnë drithërat dhe buka e grurit;

në vend të dytë një filxhan çaji i nxehtë,

në vend të tretë frutat e thata dhe në veçanti arrat, lajthitë, bajamet dhe fistikët;

në vend të katërt ushqimet e pasura me vitaminë C, si portokallet, mandarinat, boronicat e luleshtrydhet;

në vend të pestë çokollata e zezë (e cila duhet ngrënë në sasi të caktuar);

vendin e gjashtë e zë peshku i pasur me yndyrna Omega-3, si sardelet, salmoni e toni;

në vend të shtatë një filxhan me qumësht të nxehtë;

në vend të tetë janë perimet e freskëta si karrotat, selinoja dhe sallatat;

në vend të nëntë qëndron uji, që në dimër ndonjëherë harrojmë ta konsunojmë.

Në vend të fundit qëndron avokadoja, e cila është e pasur me kalium.

Të mirat:

Bëhet fjalë për ushqime që japin një ndjenjë ngopjeje dhe të cilat i përtypni shumë, duke ulur kështu nivelin e ankthit dhe dëshirën për të vazhduar për të ngrënë, thotë Koni Diekman, drejtoreshë e Departamentit të të Ushqyerit në Universitetin e Uashingtonit.

– Mbajnë nivelet e duhura të sheqerit në gjak, ulin gliceminë, kanë efekte antiinflamatore dhe rrisin nivelet e serotoninës, të cilat kanë një efekt qetësues.

Në fund kanë efekte të dobishme në funksionin e trurit. Pijet e ngrohta në fund lehtësojnë gjumin”. Diekman i ka ftuar studentët të eksperimentojnë 10 “super-ushqimet” gjatë periudhës së festave.

MUND TË JU PËLQEJNË