Sipas hulumtimeve të reja, udhëtimi me shokët është gjë shumë e mirë për shëndetin mendor dhe fizik.

Arsyeja?

Epo, studimet tregojnë se që të dyja – shpenzimi i kohës me shokët dhe pushimi – jua zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jua shtojnë jetëgjatësinë, transmeton Telegrafi.

Sipas raportit nga Universiteti i Harvardit, dalja me shokët jua ulë në mënyrë drastike faktorët e rrezikut të vdekjes.

“Lidhjet shoqërore si këto jo vetëm se na sjellin kënaqësi, por edhe ndikojnë në shëndetin tonë afatgjatë në mënyra po aq të fuqishme sa gjumi adekuat, dieta e mirë dhe mos konsumimi i duhanit”, kanë shpjeguar hulumtuesit e Harvardit.

Shumë studime kanë treguar se ata që kanë lidhje të kënaqshme me familjarët, miqtë dhe komunitetin e tyre janë më të lumtur, kanë më pak probleme shëndetësore dhe jetojnë më gjatë.

MUND TË JU PËLQEJNË