Ky është momenti prekës kur një vajzë dyvjeçare, e cila bëri hapat e saj të parë, pasi familjes së saj iu tha se ajo kurrë nuk do të jetë në gjendje të ecë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vogëlushja Keira Hockley arrin të ecë pa ndihmën e nënës së saj Danielle.

Vajza, e cila muajin e ardhshëm do të bëjë tri vjet, merr disa hapa të sigurt nëpërmjet kuzhinës dhe në dhomën e ndejës së familjes në Bregun Sunshine, Queensland, Australi.

Duke shpërndarë pamjet në Facebook, Danielle ka shkruar: “O Zot, vërtet po ndodh! Nuk mund ta besoj!”.

Ndryshe bëhet e ditur se Keira u diagnostikua me citomegalovirus kongjenital, nëntë muaj pas lindjes së saj. Ajo gjithashtu kishte lindur e shurdhër, me autizëm dhe ka sfida zhvillimi.

MUND TË JU PËLQEJNË