Këngëtarja e zhanrit të muzikës popullore dhe shumë e dashur për publikun Violetë Kukaj së fundi u tha se është ndarë nga bashkëshorti i saj Faik Retkoceri, shkruan GazetaBlic.

Violeta u bë e njohur me zërin e saj, po ashtu u karakterizua me veshjet e saj tradicionale dhe frizurat e nuseve.Pas një pauzë këngëtarja u kthye me bashkëpunimin ‘Mbushni gotat‘, me këngëtaren e mirënjohur Nexhmije Pagarushën.

Në disa intervista që janë shfaqur se bashku, çifti Faik dhe Violetë kanë treguar historinë e dashurisë së tyre.Ata kanë treguar se ku janë takuar, Faiku thotë se e kam parë në televizion kur ka qenë 12 vjeçare ‘ O kjo vajzë do jetë e imja për grua , o asnjë tjetër për jetë’.

Kishte thëne bashkëshorti i këngëtares.Pra çifti janë njohur në kohën kur këngëtarja ishte në moshën 12 vjeçare, edhe pse u fol për ndarje ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtarja.