Thuhet se një person i cili është në dietë, gjithmonë është i uritur dhe, rrjedhimisht, i zemëruar dhe i bezdisshëm.

Por, ndonjëherë kjo mund të shndërrohet edhe në depresion.

Dhe kjo jo domosdoshmërish ka të bëjë me urinë, por më shumë me një ndryshim në mënyrën e të ushqyerit.

Kur fillojmë të mbajmë dietë, ne zakonisht përqendrohemi në largimin e peshës së peshës dhe krejtësisht harrojmë se trupit i nevojiten shumë mikroelemente për të qenë i shëndetshëm.

Ekspertët kanë zbuluar se përse mënyra e të ushqyerit mund ta shkaktojë depresionin dhe më poshtë i keni shenjat që tregojnë se dieta është duke ndikuar në shëndetin tuaj.

Problemet menstruale

Kjo shenjë është indikator i një prej problemeve ë të zakonshme kur bëhet fjalë për problemet hormonale. Këto hormone janë përgjegjëse për metabolizmin tonë dhe, nëse nuk ka balancimin të tyre, mund të shkaktohet depresioni. Nëse mendoni se gjëndra juaj tiroide nuk është duke funksionuar normalisht, atëherë duhet ta vizitoni endokrinologun.

Problemet me memorie

Acidi yndyror omega-3 i ndihmon trurit tonë të funksionojë mirë, të përqendrohet dhe t’i mbajë mend gjërat e rëndësishme. Nëse trupi ka mungesë të omega-3, atëherë fillon të absorbojë më shumë yndyra tjera të pashëndetshme. Kjo, sipas shkencëtarëve, pastaj e shkakton depresionin.

Nëse depresioni juaj shoqërohet me probleme të memories, gjithmonë provoni të konsumoni më shumë omega-3, që kryesisht gjendet në arra, peshk, vajra, etj.

Humbja e apetitit, lodhja dhe problemet me frymëmarrje

Humbja e apetit vërtet se mund ta lumturojë një person që është duke u përpjekur të humb peshë. Por, gjithashtu mund të shoqërohet me probleme të frymëmarrjes dhe lodhje, gjëra të cilat s’janë aspak të mira.

Këto simptoma tregojnë se trupi është duke përjetuar anemi dhe pastaj mund të shkaktohet edhe depresioni.

MUND TË JU PËLQEJNË