Është nga femrat më aktive dhe energjike të estradës, e cila nuk ndalet asnjëherë.

Këngëtarja dhe tash moderatorja e njohur Big Mama e ka dëshmuar me punën e saj se synimet që ia vë vetës i arrinë gjithmonë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës është përfolur për kilogramët e tepërt me të cilët ajo asnjëherë nuk u turpërua, shumë shpejtë arriti ta dëshmoj se edhe në këtë aspekt ia del.

Kurse sot flitet për format e saj trupore dhe imazhet atraktive e joshëse që sjellë vazhdimisht duke sfiduar edhe modelet me famë.

Big Mama është e angazhuar edhe në dasma e ahengje të ndryshme familjare, ku dallohet për atmosferën që e krijon.

Së fundi është shfaqur tejet joshëse nga një dasmë ku ishte për të kënduar.

E veshur me të zeza ajo duket sikur të ishte modele. Trupi i saj me linjat e tanishme po habitë publikun.

Sa shumë është dobësuar dhe arriti të jetë në formë perfekte. I lumtë!/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË