Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në kryeqytet.

Një makinë ku udhëtonte një familje me pesë anëtarë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të një qendre tregtare.

Për pasojë raportohet të kenë humbur jetën 4 persona.

“Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

MUND TË JU PËLQEJNË