Gazeta Express në Maqedoni ka siguruar pamjet e dhomës ku ka shpërthyer sot bombola e gazit, si pasojë e të cilës humbën jetën 3 fëmijë dhe u lënduan 7 persona të tjerë.

Sipas burimeve tona, bombola ka qenë 20 litërshe, që do të thotë mjaftë e madhe. Ende nuk dihen shkaqet, por ekipet e policisë dhe prokurorisë sot kanë qëndruar gjatë gjithë ditës në vend të ngjarjes për të mësuar se si ka ardhur deri tek shpërthimi.

Nga spitali klinik i Shkupit bëjnë me dije se katër persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve, katër personat janë në rrezik për jetën e tyre për shkak të shkallës së lartë djegies.

https://www.facebook.com/gazetaexpressmk/videos/481137179232585/

MUND TË JU PËLQEJNË