Përbërësit

2 vezë

¾ filxhan sheqer

½ filxhan kafe të zezë

250 gr djath mascarpone

18 biskota Savioardi

3-400 ml pana ëmbëlsirash

½ lugë gjelle kakao të hidhur

Udhëzimet

Hapi 1

2 vezë, ¼ filxhan kafe dhe ½ filxhan sheqer rrahini bashkë me metodën banjomari. Kur të trashet masa, largojeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.

Hapi 2

Sheqerin e mbetur bashkojeni me kafenë e zier. Kur të jetë ftohur masa, shtojani djathin dhe miksojini mirë të gjitha duke fituar një masë të butë kremoze.

Hapi 3 

Biskotat kalojini në kafenë e përgatitur e më pas renditini në enën përkatëse. Sipër tyre shtroni një shtresë nga kremi i përgatitur e mbi të, rendin tjetër me biskota të kaluara në kafe.

Hapi 4 

Në fund zbukurojeni me një shtresë të trashë të panas së rrahur me mikser dhe sipër saj spërkatni kakao të hidhur.

Hapi 5 

Para konsumimit, ëmbëlsira duhet të pushojë të paktën 6 orë në frigorifer.

Hapi 6

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË