Shpeshherë jeta na vështirësohet secilit prej neve.

Shefi na bën presion për shkak se nuk e kemi kryer punën siç duhet, një shpenzim i pa pritur na vështirëson gjendjen financiare, një anëtar i familjes sëmuret, etj.

Ndonjëherë, thjesht nuk mund të pushojmë nga të këqijat që na ndodhin në jetë.

Por, problemi është se sfidat e tilla shpeshherë na lodhin aq shumë saqë na bëjnë të heqim dorë nga ëndrrat dhe qëllimet që i kemi.

Ju duhet të keni parasysh se heqja dorë asnjëherë nuk i largon sfidat.

E vetmja mënyrë se si mund të ballafaqoheni me sfidat që i keni është duke iu dalë atyre përballë – dhe kjo kërkon motivim të fuqishëm dhe vepra.

Më poshtë i keni disa prej thënieve më të fuqishme inspiruese që ju ndihmojnë t’i tejkaloni sfidat.

– “Një person që asnjëherë nuk ka gabuar nuk ka provuar asnjëherë diçka të re” – Albert Einstein

– “Nuk mund ta ndryshojë drejtimin e erës, por mund t’i rregullojë velat e anijes që gjithmonë të arrijë në destinacionin tim” – Jimmy Dean

– “20 vjet nga tash do të zhgënjeheni më shumë nga gjërat që nuk i keni bërë sesa nga gjërat që i keni bërë. Eksploroni. Ëndërroni. Zbuloni” – Mark Twain

– “Një fitimtar është një ëndërrimtar që nuk heq dorë” – Nelson Mandela

– “Pavarësisht se a mendoni që mundeni apo mendoni se nuk mundeni, ju gjithmonë keni të drejtë” – Henry Ford

– “Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpeshherë shikojmë aq gjatë në derën e mbyllur saqë nuk e shohim se një tjetër është hapur për ne” – Helen Keller

– “Çdo gjë që gjithmonë e keni dëshiruar është në anën tjetër të frikës” – George Addair

– “Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulësi” – Amelia Earhart

– “Jeta është 10% çfarë më ndodh mua dhe 90% se si unë reagoj” – Charles Swindoll

– “Thjesht nuk mund ta mposhtni personin që asnjëherë nuk heq dorë” – Babe Ruth

– “Nuk ka të bëjë me atë se a nokautoheni, por me atë se a ngriteni prapë” – Vince Lombardi

– “Të gjitha ëndrrat tona mund të realizohen nëse e kemi kurajën t’i ndjekim ato” – Walt Disney.

MUND TË JU PËLQEJNË