Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një përballje direkte me gazetarët e TV Dukagjinit, u pyet lidhur me vizitën e tij në Liqenin e Ujmanit, ditën e protestës së organizuar kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se ishte një vizitë simbolike të cilën e bëri pa lejen e askujt dhe se e bëri për qejfin e tij, shkruan Kosovarja.

“Kam pasur një ditë relaksi, kam mendu të kalojë një mesditë përgjatë liqenit, e kam bë bash për qejf”, ka thënë Thaçi.

Thaçi, tha se gjatë vizitës, është takuar me serbë lokalë të cilën e kishin ftuar për kafe dhe kishte zhvilluar biseda me ta.

“Kam taku sderbë lokal më kanë ftu për kafe, edhe raki më kanë qeros, kemi fol për kohën e paraluftës edhe pasluftes, bile aty kishte edhe pjesëmarrës të konfliktit të armatosur”, tha ai.

/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË