Sot është një ditë e veçantë për familjen e Teuta Krasniqit, e krejt kjo pasi vajza e saj feston ditëlindjen.

Tara sot feston 9 vjetorin e lindjes, e fjalët më të mira për të kanë ardhur padyshim nga nëna e saj, Teuta.

Në Instagram, aktorja ka publikuar disa fotografi që kur Tara ka qenë e vogël e deri tani që ka mbushur 9 vite.

“Tara jem, drita e syve të mi, sot është data më e dashur e jetës sime, dita e lindjes tënde.
Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë, më e rëndesishmja vepër që e kam bërë në jetë.

Ti je kryevepra ime. Jam krenare pafund me ty.

Mirësia qe ti e shpërndan cdo ditë, pozitiviteti yt dhe mënyra jote për ta parë gjithmonë anën e mirë te të tjerët, humaniteti yt, por mbi të gjitha dashuria që ti na dhuron cdo ditë, na mëson se krejt cka na nevojitet në jetë për të qenë të plotësuar dhe të lumtur është të kemi shëndetin dhe dashurinë e njëri tjetrit.

Shpirti i mamit, Urime ditëlindja e 9-të.

Pac shëndet, dashuri të pakusht, gëzime të pafundme, lumturi të pakufishme, mbarësi në cdo aspekt të jetës dhe t’u plotësofshin të gjitha dëshirat tua.

Pac bekimin e Zotit. Të don mami pakufi ❤️❤️❤️ të don Kaia dhe Astro shumë dhe e gjithë falmilja “, ka shkruar Teuta Krasniqi./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË