Rob Andrew, konsulent me më shumë se 20 vite përvojë, ka krijuar një test të njohur si “Testi JO” që u ndihmon femrave të kuptojnë nëse janë në lidhje abuzive.

Kur një kolege e kishte pyetur se përse kalon një kohë e gjatë para se femrat t’i shohin ngjyrat e vërteta të një mashkulli, ai kishte vendosur ta krijonte testin JO.

Ky test është shumë i thjeshtë dhe u ndihmon femrave që menjëherë ta kuptojnë nëse partneri është manipulues, abuziv apo kontrollues.

Sipas tij, ky test ka të bëjë me mënyrën se si reagon partneri herën e parë kur e ndryshoni mendjen apo kur i thoni “jo”.

Ndonëse shprehja e zhgënjimit është në rregull, nuk është njëjtë sikurse të bezdiset.

Pra, nëse i thoni JO partnerit herën e parë apo e ndryshoni mendjen për diçka dhe ai bezdiset duke ju thënë “si guxon” ose gjëra të tilla, atëherë kjo është shenjë se ju sheh si pronë të veten.

Rob thotë se ky test është mjet i fuqishëm sepse shumica e femrave e fajësojnë veten për sjelljen abuzive të partnerit, duke mos e kuptuar se nuk kanë fare faj ato.

MUND TË JU PËLQEJNË