Veshja me rroba të trasha, mund të mos jetë zgjidhja e duhur për t’i kaluar ditët e ftohta të dimrit. Kështu të paktën po thotë oftamologu Rushit Rumanishta, i cili ka bërë të ditur se kjo gjë tashmë është vërtetuar shkencërisht

Përmes një statusi në Facebook, Rumanishta ka thënë se shkencëtarët e hedhin poshtë pretendimin e prindërve se veshja me rroba të trasha mund të na mbrojë nga ftohja.

“Shkencëtarët e hedhin poshtë këtë të vërtetë të etablueme në shoqëri. Prindërit të cilët zakonisht insistojnë që fëmijët e tyre të vishen trash që të mos ftohen, thjesht e kanë keq sipas shkencëtarëve të fushës”, ka shkruar Rumanishta.

Ai tutje ka treguar se në studimet që janë kryer, ka rezultuar se ata që kanë qenë më pak të veshur, nuk janë prekur më shumë nga virusi.

“Në një studim që është bërë, janë marrë dy grupe hulumtuese dhe janë vendosë në një dhomë të ftohtë. Njëri grup kanë qenë të veshur me tesha të trasha e të nxehta kurse grupi tjeter është lanë në të ftohët pa tesha të ngrohta e të trasha. Të dy grupeve i është gjuajtur në fëtyrë sprej me virus që shkaktojnë ftohje. Studimi ka vërtetue se të ftohtit fare nuk ka ndikue që grupi i cili nuk ka qenë i veshur mirë të infektohet ma tepër me virus”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë Rumanishtës në Facebook:

A na ndihmojnë teshat e trasha kunder ftohjes ashtu qyshë na kan mësue prindrit tanë gjatë tan fëmirisë tonë?
Shkenctarët e hudhin poshtë kët të vërtetë të etablueme në shoqëri.

Prindërit të cilët zakonisht insistojnë që fëmijët e tyre të vishen trash që të mos ftohen, thjesht e kan keq sipas shkenctarëve të fushës.
– Smundja shkaktohet prej krejt tjerë faktorëve dhe jo nga mos vnuemja e kapelës apo mos veshja e teshave të ngrohta thot Anders Tegnell, epidemiolog.

Në një studim që është bër, jan marrë dy grupe hulumtuese dhe jan vendosë në një dhomë të ftohtë. Njëri grup kan qenë të veshur me tesha të trasha e të nxehta kurse grupi tjeter është lanë në të ftohët pa tesha të ngrohta e të trasha. Të dy grupeve i është gjuajtur në fëtyrë sprej me virus që shkaktojnë ftohje. Studimi ka vërtetue se të ftohtit fare nuk ka ndikue që grupi i cili nuk ka qenë i veshur mirë të infektohet ma tepër me virus.

Arsyeja e smundjes jan virusët dhe bakterjet të cilat shpërndahen permes ajrit, dhe teshat e trasha fare nuk kan rol në smundje. Ato nuk ndikojne aspak as në imunitetit tonë sipas Anders Tegnell.

Është mirë me u veshë me tesha të ngrohta që mos me pasë ftoht, por jo me u mbrojtë nga smundja.

Pra, pse kaq shumë smundje dhe ftohje bash gjat kohës së dimrit?

Nja prej arsyeve është se virusët që shkaktojnë ftohje sipas të gjitha gjasave u pëlqejnë temperaturat e ulta dhe në temperatura të nalta jan ma pasiv. Pra, dimrit jetojn ma gjat ne ambiente jasht trupit tonë dhe mundësia me u përhapë nga një individ në tjetrin është ma e madhe.

Një arsye tjetër është se ne gjat dimrit rrijmë shumë më tepër në ambiente të mbyllura dhe jem shumë afër njëri tjetrit. Fëmija, por edhe të rriturit gjat verës një pjesë të madhe të kohes e kalojnë jasht.

E vetmja mënyrë që temperatura të ndikoj në imunitet është nëse trupi ftohet extrem shumë. Për shembull nëse personi bjen në ujë ku temperatura është rreth zero gradë dhe qëndron kohë më të gjatë.

Si është e mundur pra që ne besojmë që më shpesh ftohemi kur jem të veshur holl gjat kohës kur është ftoht?

Ne e mbajmë mend sa her jem smurë pasi qe e kem pasë ftoht por rrallë mbajm mend momentet kur e kem pasë ftoht por nuk jem smurë. Është në natyrën tonë me gjetë një lidhshmëri “të logjikshme” e cila në fakt nuk ekziston fare. Pos tjerash, lidhshmerinë e gjejmë pasi që jem rritë me kët mit duke dëgjuar “këshillat” e prindërve tanë që të vishemi trash që të mos ftohemi. Pra, ky mit i të ftohurit nga të ftohtit vazhdon të shpërndahet gjithandej thot Andersi.

Burimi: SVT shkencë!
#Ripostim

MUND TË JU PËLQEJNË