Në natën e ndërrimit të moteve, njerëzit presin skemë programore festive të begatë. Televizioni, rëndom i jep shije festës, krijon atmosferë, i bënë netët më të bukura, shkruan “Kosovarja”.

Skema programore e televizioneve kosovare me 31 dhjetor ishte dobët e konceptuar, dukej sikur mysafirët kanë shkuar me zor dhe se po prisnin me të shpejtë të mbaronin punë e të iknin. “RTK”-ja në krye të listes së gjërave kinse ekskluzive, e kishte pozicionuar serialin “Çka ka shpija”, që prej kohësh është klishetizuar dhe prodhon iritim, madje nganjëherë duket sikur edhe vetë aktorët luajnë sa per honorar dhe jo për impaktin që u jep projekti. “KTV”-ja, duke dashur ta kultivoj një farë qytetarie, dështoj ta sjell atë në nuanancat e duhura.

Skema e tyre programire dukej tejet retro dhe pa jetë. “T7”, kishte pretenduar të krijonte senzacion me rikthimin e “Kafenesë sonë”, por në fakt përpjekja dështoj të marrë vëmendjen e synuar, pasi “Kafeneja…” erdhi në verzionin më të dobët të mundshëm, duke e konfirmuar se mbyllja e serialit para disa vitesh, ishte ide e mirë, që ai të nos degradonte më tej dhe që shikuesve tu linte megjjthatë një farë shije të këndshme. Gjithsesi, “RTV 21” sërish kishte bërë zgjedhje më të mire.

Skemë klasike, por me këngëtar që njihen si krijues të atmosferës. Manjolla Nallbani i dha një impakt të jashtëzakonshëm programit me interpretimin e saj briliant. E, pas Manjolles, tentativa e stafit për të treguar që dijnë të këndojnë, pa dyshim që tingëllonte dhe dukej “boring”. “Klan Kosova” sikur ka rënë në një mërzi të madhe. Pse?

Gjithsesi, Edi Furra dhe Juliana Pasha e dëshmuan se janë dy superfuëi në skenë. Koncerti i tyre tregoj tentativen e “Klanit…” për tu kursyer: pak e saktë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË