Një ndarje nuk duhet gjithmonë të jetë tragjike. Ja se çfarë mësohet pas një ndarje dhe se duhet t’i praktikoni në lidhjen tuaj të ardhshme.

Një ndarje mund të i mësoj një personi shumë gjëra rreth dashurisë. dhe jo domosdoshmërit duhet të përfundoj në mënyrë tragjike.

Disa persona mund të i marrin lidhjet më afër zemrës dhe të mendojnë që asnjëherë nuk do ta rimarrin vetën nga ajo ndarje, raporton “ETimes”.

Mirëpo, ja që ky mendim është i gabuar çdo person e rimerr vetën nga një ndarje dhe në fakt përfundon duke mësuar shumë gjëra nga ish lidhja e tyre, këtu i gjeni disa prej tyre.

Fillimisht, nuk ka asnjë mashkull perfekt dhe asnjë femër perfekte

kur hyni në një lidhje të re keni tendencë të i shmangni të gjitha metat e partnerit tuaj. Mirëpo, pas ndarjes ju do të jeni në gjendje të i analizoni gjërat dhe të kuptoni që ai person nuk ka qenë perfekte dhe që ka pasur të meta.

Nuk duhet të hezitoni t’i jepni fund një lidhje e cila nuk funksionon

Kur në lidhje ndodhin probleme ne tentojmë të i rregullojmë ato, mirëpo shpesh herë tentimet dështojnë dhe e shihni që lidhja juaj është duke shkuar drejtë fundit. Por, nuk mund të i jepni fund. Shumë njerëz qëndrojnë në lidhje vetëm sepse hezitojnë të i japin fund asaj.

Ju mund të tërhiqeni edhe nga një person i tretë, edhe nëse jeni në lidhje

Kur jeni në lidhje, ju nuk mund ta imagjinoni vetën duke u tërhequr nga një person i tretë. Por, kjo nuk është gjithmonë çështja. Prandaj, duhet të merret parasysh se partneri/ partnerja mund të tërhiqen edhe nga personat e tjerë edhe nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme. Tërheqja jo gjithmonë qon në tradhti.

Një lidhje nuk është gjithmonë për barazi

Ne jemi një gjeneratë e çuditshme. Ne kërkojmë barazi në të gjitha fushat. Por, kjo nuk është gjithmonë e mundur.

MUND TË JU PËLQEJNË