Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qendrën Klinike Universitare, ku Blerina Boqollit, i janë vjedhur dy qanta, në njërën nga të cilat i posedonte dokumentet e vajzës së sëmurë me leukemi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se me 20 janar, e kishte terminin për udhëtim drejt Turqisë, për ta shëruar djalin e saj, duke bërë lutje për personat të cilat ia kanë vjedhur qantat që t’ia kthejnë pasaportën, pasi që nuk do të mund të udhëtojë për ta shëruar djalin e saj, Ideal Boqollit.

Blerina ka lënë një numër të telefonit, ku mund ta kontaktojnë secili person që mund të ketë informacione lidhur me këtë ngjarje të turpshme.Postimi i saj i plotë:

Sot ne mengjes isha ne QKUK pediatri, kontroll per djalin qe e kam te semure me leukemi, ne parking ne makine mu vodhen dy qanta njera e imja e krahut tjetra qante e lloptopit ne te cilen gjinden pasaportat tona dhe te gjitha analizat e dokumentet e mjekeve te Turqis ku ka ba djali transplant tpalces kurrizore, ju lutem shume per mjete monetare qe kane qene aty spo jam ngusht, vetem nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente ne emer te Ideal Boqollit me lajmeroni, se ai qe ka mar ka mendu se ka lloptop ne qante e si duhen gje garant i hudh se skane rendesi per te si per ne, me daten 20 janar tash kemi me qu ne kontroll ne Turqi me pasaporta me krejt gjindeshin ne qanta 😣
043555300 nese rasisht keni ndonje informacion

MUND TË JU PËLQEJNË