Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK’së), Driton Selmanaj, i ka propozuar Qeverisë që të merret vendim për pezullim në afat tre mujor për të gjitha pagesat e kësteve të kredisë që qytetarët ua kanë borxh bankave komerciale në Kosovë.

Qeveria e Kosovës dje ka marrë disa vendime si pasojë e paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në vendin tonë.

Në mbledhjen e Qeverisë, u vendos që kafiteritë, lokalet, restorantet, tregjet dhe vendet tjera të shërbimeve do të mbyllen, derisa mbesin hapur dyqanet ushqimore dhe barnatoret.

Pas këtyre vendimeve ka reaguar deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj i cili ka një propozim për Qeverinë.

“Të merret vendimi për pezullimin në afat 3 mujor i të gjitha pagesave/kësteve të kredive që qytetarët ua kanë borxh bankave komerciale në Kosovë. Kjo masë duhet të ndërmerret me qëllim që qytetarët sadopak të kenë rezerva financiare për blerjen e gjërave elementare ushqimore gjatë kësaj periudhe”, ka shkruar Selmanaj.

Në fund ai ka thënë se bashkë mund të ja dalim.

MUND TË JU PËLQEJNË