Inteligjenca vjen dretpërdrejt nga kromozomi X.

Sipas hulumtimeve më të reja, se sa jeni i mençur varet nga inteligjenca e nënës suaj! Le t’i shohim këto nga ana shkencore e çështjes.

Është e njohur se gratë kanë kromozomet XX, ndërsa meshkujt kromozomet XY. Kromozomet gjenden në qeliza dhe janë përgjegjësë për bartjen e gjeneve.

Ky hulumtim thotë se inteligjenca vjen drejtpërdrejt nga këto kromozome të rëndësishme, e duke pasur parasysh se nënat tona i kanë kromozomet XX, ka dy herë më shumë mundësi që inteligjenca jonë të vijë prej tyre.

Mirëpo, po i njëjti studim ka treguar se kromozomet XY i kontribuojnë zhvillimit fizik të fëmijës.

Megjithatë, duhet pasur parasysh edhe faktin se këto teste janë bërë në minj, por është e mundur që e njëjta gjë vlen edhe për nbjerëz.

“Njerëzit, tek të cilët dominojnë gjenet e nënës kanë kokë e tru më të madh, por edhe pjesë më të madhe të poshtme të trupit”, ka thënë njëri prej hulumtuesve.

Krahas kësaj, hulumtuesit nga Universiteti i Uashingtonit, kanë treguar se lidhja emocionale është shumë e rëndësishme për zhvillimin e trurit.

MUND TË JU PËLQEJNË