Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është: binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë të situatës ose grupit që i rrethon .

Ashtu si ajri që na rrethon, ashtu dhe mendja e një shenje që ka element ajrin, është gjithmonë në lëvizje. Jo vetëm Binjakët, por të gjithë njerëzit që kanë lindur nën shenja ajri (Ujori, Binjakët dhe Peshorja), kanë tendencën për t’u humbur në mendime sa herë i duhet të përqendrohen.

Kjo përkthehet në ide të shkëlqyera në njërën anë dhe kaos dhe shpërqendrim nga ana tjetër.

Binjakët njihet si një nga shenjat më të adaptueshme në zodiak dhe duke patur aftësinë e të përshtaturit në çdo situatë, Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetari dhe Peshqit janë shenjat edhe më komplekse! Janë kureshtarë të lindur dhe novatorë.

Planeti udhëheqës i Binjakëve është Mërkuri, planeti më i shpejtë që rrotullohet rreth dielli. Ky planet dikton stilin e të të mësuarit dhe si BINJAKËT komunikojnë.

Përjetësisht “me dy mendje” për një temë, Binjakët janë në gjendje të shohin çdo anë të një situate. Mantra juaj me një fjalë: “Merre qetë ” .

Tiparet më të mira: Binjakët na kujtojnë ta shohim botën me kuriozitet fëmijëror. Këta mendimtarë intelektualë kanë një etje të palodhur për njohuri dhe përvoja të reja. Me Binjakët në krahë, jeta juaj do të jetë një aventurë.

Janë të çorganizuar dhe jo shumë të qëndrueshëm. Shpesh herë i largojnë njerëzit që i duan vërtetë, vetëm prej sjelljeve fëmijëror.

Tiparet sekrete që askush nuk i kupton: Binjakët prej kohësh janë etiketuar si me dy fytyra, por kjo nuk do të thotë që janë sipërfaqësorë apo hipokritë. Madje ata janë ndër më empatikët e zodiakut, që kurrë nuk flasin para se të mundohen ta vendosin veten në situatën e tjetrit.

MUND TË JU PËLQEJNË