Senzacioni i vitit të kaluar Tayna, po vazhdon të jetë ndër personat më të komentuar në mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.

Jo më kot ka marrë këtë epitet pasi që secilën herë vjen me diçka të fuqishme duke ngreh pas vetes qindra e mijëra fansa të cilët po i qëndrojnë besnik muzikës së saj.

Përveç muzikës ajo po mban në duar publikun edhe me linjat e saj joshëse për çka edhe komentohet tej mase.

Me linjat perfekte dhe bukurinë që posedon po lë nën hije shumë emra tjerë të shoubizit, çka nuk pritej kaq shpejtë prej Taynës.

E së fundi lirshëm mund të themi se në këtë vapë që mbizotëron me paraqitjen e saj të fundit  edhe dielli mund të shkrihet.

Me siguri do vije me një projekt të ri, kështu duke i dhënë zjarr skenës muzikore./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË