Doruntina Shala e njohur me emrin artistik Tayna, ka hyrë furishëm në tregun muzikorë shqiptarë.

Kjo falë projekteve të saj muzikore e që janë pëlqyer shumë nga publiku.

Duke debutuar me projektin ‘Columbiana’, i cili u shndërrua shumë shpejt në një hit, ajo nuk u ndal, duke vazhduar edhe me projekte tjera që u pritën mirë nga publiku.

Për të qenë vazhdimisht pjesë e videoklipeve dhe paraqitjeve televizive, duhet patjetër një kujdes i madh ndaj pamjes fizike.

Kështuqë reperja nuk po e lë mbas as kujdesin për veten, së fundmi ajo ka postuar në rrjetin e saj në Instagram pamje nga palestra.

Duket se palestra po e jep efektin, duke qenë se Tayna vazhdimisht duket mirë në paraqitjet e saj. /IndeksOnline

MUND TË JU PËLQEJNË