Tayna ka vendosur që t’i ndihmoj familjes që humbi dy djemtë nga tërmeti në Shqipëri.

Shqipëria vazhdon të përballet me vështirësi nga tragjedia që e ka shkaktuar tërmeti.

Për t’iu dalë në ndihmë janë mobilizuar shumë njerëz. Disa prej emrave të njohur të estradë po ashtu kanë lëshuar shtëpitë për t’i strehuar familjet në nevojë e Tayna ka vendosur që të ardhurat nga koncerti i ardhshëm t’i jap për familjen Abazi nga Gjilani të cilës i vdiqën dy djemtë si pasojë e tërmetit në Shqipëri.

Ajo këtë e bëri të ditur pas një telefonate në NIN aty ku janë duke u mbledhur të hollat për të ndihmuar të prekurit nga tragjedia./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË