Rep artistja Doruntinë Shala apo ndryshe e njohur te publiku si Tayna tanimë është ndër më të pëlqyerat e këtij zhanri.

Këngët që sjellë Tayna çdo herë kthehen në hite, pasi që ajo e di se çfarë pret publiku prej saj, ndaj nuk i ka zhgënjyer që nga hiti ‘Columbiana’ e gjerë më sot, shkruan “Kosovarja”.

Përveç muzikës Tayna pëlqehet e komentohet edhe për linjat trupore që posedon, e të cilat nuk heziton ti reklamojë thuajse në çdo imazh.

Përderisa në Kosovë e vende të botës e kanë mendjen të korona virusi, Tayna përveç se ndali koncertet siç duket më nuk po e çon mendjen aty.

Së fundmi, e veshur me shumë stil shihet rrugëve të Chelses./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË